Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Përgjigje Vulinit: jeni humbësit më të mëdhenj - ashtu siç humbët në vitin 1999 përballë UÇK-së e NATO-s

Publikuar: 2017-05-15 15:52:27

 Serbia e përfaqësuar me njerëz si Vulini, repliken e fundit e ka marrë në vitin 1999 nga Ramush Haradinaj dhe Kosova, dhe do mbetet e tillë derisa Kosova është e fortë të qëndrojē në këmbët e saj.
Sa për edukimin tuaj, duam t'ua rikujtojmë se gjenocidi serb në Kosovë ka këtë bilanc: rreth 20 mijë të vrarë e masakruar, 5 mijë të zhdukur, 20 mijë femra të dhunuara, 800 mijë civilë të dëbuar. 250 mijë objekte te rrenuara, Asnjë përgjegjësi, asnjë kërkimfalje.
Përderisa vazhdoni të ushqeni retorikën gjenocidale të Millosheviqit, duke fyer rëndë viktimat e pafajshme civile të luftës së fundit të Kosovës, ju do të vazhdoni të jeni humbësit më të mëdhenj - ashtu siç humbët në vitin 1999 përballë UÇK-së e NATO-s.
Serbia nuk është gati për paqe, sepse ju nuk jeni gati për të vërtetën.
Rruga e Kosovës eshtë e pa kthyshme!
AAK

Prano njoftimet

Na ndiqni në: