Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Veprimtar të shquar të LDK-së nga Gjakova i bashkohen AAK-së

Publikuar: 2017-05-21 12:13:16

 Kryetari Haradinaj sot priti ne selinë qendrore të Aleancës, z. Gani Binaku, Nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë si dhe kryesinë e nëndegës së LDK-së në Bec.
Z. Binaku dhe kolegët e tij iu bashkuan Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kryetari Haradinaj, shprehi kënaqësin për këtë vendim të z. Binaku dhe kolegëve të tij duke e konsideruar këtë bashkim si nderim për punën dhe mundin e të gjithë njerëzve të Dushkajës dhe Gjakovës si dhe rritje të mundësisë për ndërtimin e një vendi të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në takim prezent ishin edhe Nënkryetari i Parë i Aleancës, dhe njëkohësisht Kryetari i Deges në Gjakovë, Ardian Gjini, si dhe deputeti Lahi Brahimaj.

Prano njoftimet

Na ndiqni në: