Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj, në Gjilan: Preshevarëve duhet me ua dhanë shtetësinë

Publikuar: 2017-05-23 12:07:56

 I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar takim bashkëbisedues me qytetarë, në kryeqendrën e rajonit të Anamoravës, Gjilan.

Haradinaj ka thënë: "Shteti i Kosovës është rezultat edhe i preshevarëve. Nuk ka logjikë që shteti yne i Kosovës sot mos me i kuptuar drejt preshevarët. Nuk mundesh me i lanë në vendin e vet, duke ua refuzuar shtetësinë e Kosovës”.

Tutje ai ka thënë se duhet me ua dhanë shtetësinë, se dyshtetësia sot ekziston, e me këtë dyshtetësi mbesin në vatrat e veta, por edhe këtu jetojnë si i ka hije, me dinjitet. "Një ditë, një Kosovë tjetër, kjo punë është një minutë, një vendim.

S’kemi me leju me u sjellë jodrejt ndaj jush. Ketë e keni vendim të marrur. Kur vjen dita, do t’ndodh", u ka thënë atyre kryeministri në ardhje, Ramush Haradinaj.

Prano njoftimet

Na ndiqni në: