Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj ka përkujtuar 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të kombit

Publikuar: 2017-05-05 15:52:39

Në Ditën e Dëshmorëve, me respekt i kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e atdheut. Përkulemi para heroizmit dhe sakrificës së tyre të të gjitha kohëve dhe epokave. Kujtimin e kemi më të afërt për ata që ranë në luftën me të fundit, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzet. Nga Peja, kjo pjesë e Atdheut, Lavdi dëshmorëve të Kombit! RH

Prano njoftimet

Na ndiqni në: