Click here to send us your inquires or call (852) 36130518

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Zhvillimi

Parakushtet dhe politikat: Edhe pse me pasuritë e mëdha natyrore e njerëzore, Kosova ka mbetur pikë e zezë e varfërisë, mjerimit, e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ekonomia e tregut social për AAK është më shumë se sa një sistem ekonomik. Ajo është në funksion të stabilitetit të shoqërisë dhe ekzistencës njerëzore.

Baza e tregut social për AAK është liria, përgjegjësia, konkurrenca, solidariteti në refuzim të monopolizimit të tregut.  AAK pa mëshirshëm i kundërvihet tendencave ‘zaptimit’ e shtetit, tendencave për krijim, mbajtje apo fuqizim të monopoleve.

Lufta kundër korrupsionit dhe ndalja e tij është vetëm një parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.  AAK do të luftoj këtë dukuri dhe kancer për demokracitë në konsolidim.

Por krijimi i parakushteve, klimës korrekte dhe miqësore në procese ekonomike dhe tregtare lejon zhvillimin e lirshëm në rritjen e shpejtë ekonomike, hapjen e vendeve të punës, zhvillimi i burimeve njerëzore, janë prioritete të qeverisjes së AAK.

Është koha për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe dinamik. Ngritja e standardit jetësor dhe krijimi i kushteve themelore për jetë dhe punë për qytetarët e Kosovës është qëllimi thelbësor i AAK për qeverisjen e vendit.

Kjo sipas AAK-së arrihet përmes krijimit të kushteve për një zhvillim dinamik  të qëndrueshëm dhe afatgjatë;

Zhvillimin e ardhshëm ekonomik të vendit AAK e mbështete në resurset disponuese, burimet njerëzore, natyrore dhe pasuritë kapitale.

Do të krijojmë kushte për një ekonomi tregu funksionale të zhvilluar e cila do të jetë konkurrente në tregun e jashtëm.

Do të krijojmë rrethana institucionale për aktivitete biznesore të vogla apo më të mëdha,  dhe tregti duke kompletuar kornizën ligjore dhe duke ndërtuar institucione dhe mjedis të favorshëm për zhvillim ekonomik.

Do ta rrisim efikasitetin e qeverisjes dhe do të shtojmë cilësinë e shërbimeve publike dhe të administratës në të gjitha sferat e jetës e në veçanti shërbimet për biznesin.

Do ta çrrënjosim korrupsionin dhe krimin e organizuar në ekonomi.

Në fokus të angazhimit të qeverisjes  së  AAK do të jetë ngritja e aftësisë së vendit për tërheqjen e investimeve të jashtme.

Do të adaptojmë politika ekonomike në mbështetje të rritjes së prodhimit dhe të eksportit gjithnjë  duke u mbështetur në resurset disponuese.

Qasja

Strategji: AAK konsideron se zhvillimi afatgjatë i qëndrueshëm ekonomik i vendit, krijimi i vendeve të reja të punës dhe zvogëlimi i varfërisë nuk mund te realizohen pa përcaktimin  e qartë të prioriteteve zhvillimore gjegjësisht pa strategji zhvillimore.

Prandaj, rritje e produktit. Në qeverisjen e saj AAK do të krijon kushte dhe rrethana institucionale të cilat do të mundësojnë normë rritjeje të produktit vendor mbi 7%, me çka do të mundësohet që BPV të rritet nga 4 Mld € në 6 Mld € deri në vitin 2014, dhe dyfishim të saj deri në fund të dekadës së re, viti 2020.

Zhdukje e varfërisë së skajshme. Po ashtu do të mundësoje zvogëlimin e shkallës së papunësisë, veçanërisht të të rinjve. Kjo normë e shtimit ekonomik, do të mundësojë zvogëlimin e varfërisë nga 50 në 20%, dhe eliminimin e varfërisë së skajshme. AAK varfërinë do ta luftojë përmes zhvillimit ekonomik.

AAK promovon përfshirjen sociale, por për AAK-në institucionet nëpërmes politikave  shtetërore qytetarëve duhet të ju mundësojë sigurimin e mirëqenies e mundësive dhe jo vënien në pikëpyetje të ekzistencës së askujt në shoqëri.

Rritja e Punësimit. Krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve të huaja dhe orientimi i politikave ekonomike  në veprimtaritë ekonomike që krijojnë më shumë vende pune do të shënoje fillimin e zgjidhjes së problemit të papunësisë kur edhe do të hapen më shume vende pune se sa kontigjenti i ri i punës.

Përmes masave për stimulimin e veprimtarive prodhuese si në bujqësi, xehtari, shërbime dhe lëmi tjera prioritare do të zvogëlojmë importin e produkteve ushqimore dhe të mallrave tjera të konsumit të gjerë.

Masat për stimulimin e sektorit minerar do të rrisin dukshëm eksportin duke zvogëluar në këtë mënyre diferencën në mes importit dhe eksportit, gjegjësisht zvogëlimit të deficitit tregtar me jashtë.

Financa dhe Prioritete: Shtimi dinamik i BPV, shkëmbimi tregtar me jashtë, eliminimi i evazionit fiskal, zgjerimi i bazës tatimore dhe reforma e sistemit fiskal, eliminimi i ekonomisë joformale dhe me shtimin e performances së ATK dhe të Doganave të Kosovës do të mundësojnë që brenda mandatit të  parë qeverisës AAK të dyfishojë  të hyrat buxhetore. Në fund të mandatit të hyrat buxhetore do të kalojnë shifrën e 2 Mld.€.

Kufijtë e shpenzimeve  do të zgjerohen edhe më shumë për aq sa do të sigurojmë donacione dhe mbështetje tjetër buxhetore të cilat do të rriten dukshëm në bazë të rritjes së performances së menaxhimit  me financat publike.

Buxheti do të jetë mjeti kryesor i realizimit të prioriteteve zhvillimore të Qeverisjes së AAK. Procesi buxhetor do të harmonizohet me prioritetet qeverisëse, strategjia buxhetore do të harmonizohet me strategjinë zhvillimore.

Politikat fiskale  do të reformohen duke aplikuar norma tatimi të diferencuara. TVSH për produktet bujqësore, mallrat për eksport dhe lëmit propullzive që sigurojnë më shumë vende pune  do të zvogëlohen duke u përshtatë si masë stimulative.

Në anën tjetër do të ndryshohen ngarkesat fiskale për import përmes vendosjes së akcizave dhe tarifave  të diferencuara  për mallrat e konsumit të gjerë dhe të luksit duke stimuluar në këtë  mënyrë prodhimin vendor.

Qëndrueshmëri: Sigurimi i qëndrueshmërisë buxhetore do të garantohet nga qeverisja  efikase me paranë publike dhe rritjen e efektshmërisë dhe efikasitetit të shpenzimeve publike.

Ndërtimi i kapaciteteve që rrisin cilësinë dhe efikasitetin e planifikimit, përgatitjes dhe ekzekutimit efikas të buxhetit do të i shtohet edhe mbikëqyrja efikase e shpenzimeve publike.

Rritja e të hyrave buxhetore do të  mundësoje  zgjerimin e kufijve  të shpenzimeve. Struktura e shpenzimeve  do të ndikohet nga prioritetet qeverisëse por do të pësojë ndryshime strukturore.

Rritje e Investimeve Ulje e Shpenzimeve: Kategoria më e favorizuar e shpenzimeve buxhetore në këtë mandat do të jenë investimet kapitale të cilat do të rriten më shpejt edhe si masë edhe si strukturë.

Kjo kategori e shpenzimeve në këtë mandat do të dyfishohet dhe do të rritet në 1 Mld. € në vitin 2014, që do të thotë rritje për 100% në krahasim me tash. Edhe të ardhurat personale do të kenë rritje dinamike për 66 % dhe do të shtohen si masë  nga 280 mil ne 500mil €. Në këtë ndryshim sasior përfitime më të mëdha do të kenë shërbyesit civil, shëndetësia, arsimi, policia dhe pjesëtarët e FSK.

Transferet sociale do të rriten në masën e nevojshme që të sigurojnë mjetet e nevojshme për shpenzimet e jetës për kategoritë sociale e po ashtu do të mbulojnë të gjitha obligimet që dalin  nga ligjet përkatëse për invalidët dhe pjesëtarët e UÇK-së, të dënuarit politik dhe kategoritë tjera sociale. Për këtë qëllim kjo kategori e shpenzimeve publike do të rritet për 50%.

Subvencionimi i NP do të reduktohet në maksimum duke rritur përformancën e menaxhmentit financiar të tyre. Me qëllim të rritjes së efikasitetit të shpenzimeve publike kategoria e mallrave dhe shërbimeve do të ndryshohen kujdesshëm por nuk do të shtohen mbi 10%.

Në qeverisjen e AAK-së,  Kosova do të ketë buxhet të balancuar, stabil dhe efikas. Vlera e parasë publike të shpenzuar do të  jetë ekuivalente me vlerën e krijuar.

Struktura e investimeve dhe e shpenzimeve publike do të jetë e determinuar nga prioritete zhvillimore.

Prioritetet dhe Sektorët: 1. Qeverisjen e mirë: a, shtetin demokratik efektiv, administratë publike efikase; b, integrimet euro-atlantike, partneritetin me EU-në; c, menaxhimin  makroekonomik dhe financiar; 2. Infrastruktura ekonomike:  a, energjia, komunikacioni, ujërat; 3. Zhvillimi i sektorit privat: a, krijimi i mjedisit afarist, përmirësimi i tregut konkurrues  financiar, përkrahje e veçantë për NVM; b, rritja e aftësisë konkurruese me tregtinë me jashtë; 4. Përmbyllje e privatizimit dhe aktivizim i ekonomisë së transformuar: a, ndërmarrjet shoqërore; b, ndërmarrjet publike; c, aktivizim  i sektorit të minierave; 5.  Lëmit tjera: a, bujqësia, b, turizmi, c, shërbimet; 6. Zhvillimi i resurseve njerëzore: a, politikat e punësimit, b, arsimi, c, shëndetësia, ç, lufta  kundër varfërisë.

Për AAK-në, qeverisja efikase kërkon  strategji zhvillimore  për të paktën dhjetë vitet e ardhshme në të cilën qartë do të përcaktohen prioritetet sektoriale. Realizimi i prioriteteve  do të mbështetet nga sigurimi i infrastrukturës ekonomike  dhe sundimi i ligjit.

Menaxhimi efikas dhe sigurimi i stabilitetit buxhetor do të mundësojnë mbështetje për buxhetin edhe nga donatorët, posaçërisht për donacionet e premtuara në konferencën e donatorëve. Politika aktive zhvillimore do të krijojë kushte për investime nga ana e shtetit edhe në bazë të huave dhe kredive të favorshme nga institucionet financiare ndërkombëtare. Përmes kësaj forme Kosova do të rrisë investimet kapitale deri në 50%.

Në kategorinë e investimeve, infrastruktura ekonomike do të ketë vend kyç. Ndërtimi i rrugëve do të realizohet në bazë të prioriteteve dhe duke përkrahur një shpërndarje harmonike rajonale. Pa mëdyshje përfundimi i autostradave  nr 6 dhe 7 gjegjësisht ato që lidhin Kosovën me të gjitha vendet fqinje janë obligim dhe prioritet. Financimi i ndërtimit të tyre duhet të sigurohet edhe nga format tjera të financimit si koncesioni, kreditë e jashtme.

Komunikacioni ajror dhe telekomunikimet në kuadër të procesit të privatizimit do të përmirësojnë shërbimet duke u bërë më konkurruese në treg.

Furnizimi i rregullt dhe cilësor  me energji do të filloje të zgjidhet. Koncesioni për kompanitë e reja prodhuese dhe privatizimi i segmenteve të caktuara do të mundësojë furnizim të pandërprerë  për amvisnit dhe ekonominë  në rritje të vendit. Kompania për transferim të energjisë do të zgjidhë problemet me kapacitetet e largpërçuesve të tensionit të lartë dhe do të mundësojë lidhje funksionale me rrjetin e vendeve  fqinje të sistemeve energjetike.

Rezervat e mëdha të lignitit dhe cilësia e lartë e tij, mundësojnë që Kosova jo vetëm mundet të sigurojë energji për nevojat e saj, por do të mund edhe të ketë rol edhe në stabilizimin e furnizimit me energji në rajon, pra të jetë faktor i barabartë me vendet e rajonit në fushën e prodhimit të energjisë.

Njëkohësisht do të punojmë në  shfrytëzimin e mundësive për prodhimin e energjisë elektrike nga hidroenergjia dhe burimet tjera alternative.

Sektori i minierave  do të shndërrohet nga konsumues i buxhetit në  sektor profitabil. Do të përgatitet strategjia e zhvillimit të këtij sektori me çka synojmë që në mënyrë të programuar duke shfrytëzuar përparësitë tona sektorin ta shfrytëzojmë si promotor të zhvillimit të vendit.

Aktivizimi i këtij sektori do të ndikojë  shumanshëm në zhvillimin ekonomik e social duke filluar nga rritja e punësimit, rritja e eksportit, të hyrave buxhetore dhe efekteve tjera  multiplikative.  Në këtë sektor do të hapet rruga për aktivizimin e investimeve  të jashtme direkte për çka ka interesim të konsiderueshëm.

Aktivizimi i sektorit do të ndikojë në rritjen e të hyrave buxhetore deri në 30% vetëm nga tantiemat dhe mbi të edhe nga të hyrat tjera buxhetore të ndikuara.

Potencialet disponuese në bujqësi, blegtori dhe turizmin malor mundësojnë angazhim dinamik të popullsisë urbane. Prodhimtaria bujqësore, blegtorale dhe produktet ushqimore ekologjike jo vetëm që do të plotësojnë një pjesë të madhe të nevojave të popullsisë por do të lirojnë ngarkesën e ekonomisë së vendit nga kjo kategori e importeve e cila aktualisht është e madhe.

Politika ekonomike, në veçanti ato fiskale do të jenë në funksion të këtij qëllimi. Do të aplikojmë tarifa të zbritura të ngarkesave tatimore për artikujt e produkteve bujqësore e blegtorale dhe do të stimulojmë përmes subvencionimeve prodhimin e qumështit dhe të mbjelljes së kulturave bujqësore. Furnizimi me plehra dhe materiale tjera reproduktive do të mbështetet përmes tarifave të zbritura të importit

Prodhimi i sektorit të pemëtarisë dhe vreshtarisë do të stimulohet po ashtu me masa të politikave fiskale dhe mbështetjes, ndërsa eksporti i këtyre prodhimeve dhe i produkteve industriale me origjinë nga vreshtaria do të stimulohet për të konkurruar në tregun e jashtëm.  

Kosova ka kushte natyrore të shkëlqyeshme për zhvillimin e turizmit malor. Bukuritë natyrore të bjeshkëve tona dhe kushtet klimatike mundësojnë që ky sektor të ketë rol aktiv në zhvillimin ekonomik të vendit.

Bujqësia. Mbrojtja, stimulimi dhe subvencionimi i prodhimeve vendore janë orientime të AAK për zhvillimin e bujqësisë. Më saktësisht, objektiva të rëndësishme të AAK në fushën e bujqësisë janë: Shfrytëzimi i qëndrueshëm i tokës bujqësore dhe mbrojtja nga ndërtimet e paplanifikuara; Rritja e produktivitetit në fermë dhe aftësisë konkurruese që do të përmirësojë jetën në zonat rurale dhe sistemi i ujitjes; Siguria e ushqimit; Përmirësimi i strukturës pyjore.

Prano njoftimet

Na ndiqni në:

Tomtop| Online shop| Online Einkaufen

Addmotor Electric Bike| Electric bike shop / electric bicycle shop Electric bike review| Electric trike| Fat tire electric bike| Best electric bike| Electric bicycle/E bike| Electric bikes for sale| Folding electric bike| Electric mountain bike| Electric tricycle Mid drive electric bike| Juiced Bikes Pedego Rad-Power

地產代理/物業投資| 租辦公室/租寫字樓| 地產新聞| 甲級寫字樓/頂手| Grade A Office| Commercial Building / Office building| Hong Kong Office Rental| Rent Office| Office for lease / office leasing| Office for sale| Office relocation

DecorCollection歐洲傢俬| 傢俬/家俬/家私| 意大利傢俬/實木傢俬| 梳化| 意大利梳化/歐洲梳化| 餐桌/餐枱/餐檯| 餐椅| 電視櫃| 衣櫃| 床架| 茶几

Wycombe Abbey| 香港威雅學校| private school hong kong| 香港威雅國際學校| Wycombe Abbey School 國際小學| 英國學校| International schools hong kong| 香港國際學校|

邮件营销| 電郵推廣| edm营销| 邮件群发软件| 营销软件| Email Marketing| 搜尋引擎優化 SEO

QR code scanner| inventory management system| labelling| Kiosk| warehouse management|

拍片王 - 影片製作/video editing