Motoja e AAK-së: Në Shërbim të Shtetit dhe Qytetarit.
Synimi i AAK-së: Për Kosovën ku Liria, Dinjiteti, Mundësitë dhe Zhvillimi Është Pasuri e Qytetarit me Shtetin si Garant.
Kontributi i AAK-së: Shtet i së Drejtës; Ekonomi Në Rritje; Sundimi i Ligjit, Administratë Efikase; Ndërmarrësi.
Rrugëtimi i AAK-së: Evropianizimi i Kosovës me SHBA-të si Aleat Strategjik në këtë rrugëtim.
Arritja: Model i së Ardhmes; Kosova një Demokraci Bashkëkohore dhe një Shembull Historik i Vendosjes së Drejtësisë në Botë nga Civilizimi Perëndimor.
Themelet: Pluralizmi Politik Konkurrues; Shteti jo Monopolizues; Diversifikimi i Energjive, Burimeve, Angazhimeve.
Qëndrimi: Parti e Hapur dhe e Mundësive Nëpërmes Gërshetimit të Përvojës, Njohurive dhe Kapaciteteve të të Gjitha Gjeneratave dhe të Dy Gjinive.
Vëmendje e Veçantë: Medias Publike dhe Private; Shoqërisë Civile; Studiueseve; Akademikëve dhe Profesionistëve të Angazhuar dhe atyre të Lirë; Artistëve, Sportistëve dhe Ndërmarrësve; Grupeve të Interesave të Veçanta dhe Grupeve të Cenuara.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, AAK së bashku me qytetarët ka punuar në tejkalimin e sfidave të jashtëzakonshme nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Gjatë dhjetë viteve të fundit AAK ka qenë pjesë e ndryshimeve pozitive të shoqërisë Kosovare. Gjatë kësaj periudhe AAK ka kultivuar një frymë konstruktive në vazhdimësi.
Gjatë dhjetë viteve të fundit AAK ka kaluar përmes ndryshimeve të brendshme me qëllim që të përgjigjet dhe të jetë prijëse e proceseve demokratike dhe zhvillimore të vendit, dhe para së gjithash t’ju shërbejë sa më mirë qytetarëve të Kosovës.
Sot AAK është krenare me frymën e saj të brendshme, me programin e saj për të ardhmen e Kosovës, dhe me qasjen e saj në marrëdhënie me institucionet, me qytetarin dhe shoqërinë.
AAK ka dëshmuar dhe do të faktoj se angazhohet të forcojë tre shtylla qenësore të shoqërisë: Qytetarin, Shtetin, dhe Shoqërinë. AAK angazhohet për baraspeshë në marrëdhëniet e këtyre shtyllave, por para së gjithash angazhohet që ato të forcohen proporcionalisht.
Për AAK-në një shtet i fortë bazohet në një shoqëri të shëndosh dhe të integruar, sikurse bazohet në individin e fortë. Për AAK-në një shoqëri e shëndosh mund të zhvillohet lirshëm vetëm duke respektuar shtetin, respektivisht institucionet e tij sikurse bazohet në vlerësimin e rëndësisë dhe potencialit të secilit qytetar njëherësh përbërës i shoqërisë. Për AAK-në, një qytetar i Republikës së Kosovës mund t’i kënaqet lirisë, paqes, mirëqenies dhe progresit vetëm duke respektuar identitetin e shoqërisë së cilës i përket si dhe duke lartësuar rolin dhe përgjegjësinë e shtetit si garant, pjesëmarrës, kontribuues dhe hisedar, por jo si tutor.
AAK dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të udhëheqin vendin me guximin, shpresën dhe vendosmërinë në katër vitet e ardhshme. AAK dhe Kryeministri Ramush Haradinaj angazhohen për Qytetarin, Shtetin dhe Shoqërinë e fortë.
AAK është partia e ideve të reja, mënyrës së re të të menduarit, e gatshme që të veprojë në përputhje me vlerat me fundamentale por edhe më të lartësuarat të shtetit tonë: lirinë, dinjitetit, solidaritetin.
Programi jonë fokusohet në forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, arsimin që i përgatitë të rinjtë për jetën e suksesshme, qasje në shëndetësi kualitative, mundësitë e reja për punë dhe familje të sigurta.
AAK ofron këtë program i cili është refleksion i dalë nga kërkesa për ndryshim. Programi ynë ka për qëllim komunikimin politik dhe qytetar me elektoratin, ka për qëllim që të përgjigjet kërkesës për ndryshim, ka për qëllim të ndërlidhë qëllimet dhe potencialin kundrejt pritjeve dhe mundësive.
Programi ynë është vetëm hapi i parë në rrugën e ndryshimit të qeverisjes, por AAK nuk do të ndalet së rifreskuari këtë program në mënyrë që të evitojmë shkëputjen e mobilizimit politik, social e qytetar.
AAK beson se si parti misioni i saj është dhe do të mbetet lidhja e pandashme me elektoratin, me qytetaret në komunikim dhe veprimtari.
AAK ka lindur dhe do të mbetet pjesë integrale e shoqërisë, prandaj në identitetin dhe rolin e saj AAK angazhohet që të proceset politike të rezultojnë me rritjen e kohezionit dhe integrimit social e qytetar.
Ky program është rezultat i marrëdhënies së shkëlqyer të AAK-së me elektoratin, me qytetaret dhe me përfaqësues të përvojës, njohurive, dhe përkushtimit për një Kosovë në ndryshim, dhe jo vetëm kaq.
Së bashku, për shtetin dhe qytetarin.
Ndryshimi po vjen, është koha për kryeministrin Ramush Haradinaj.
E ardhmja fillon sot:
Sistemi: AAK është për shtet sovran, funksional e demokratik me pushtete të ndara, të pavarura, kompetente dhe të qëndrueshme.
Kosova është një sistem politik i integruar i pandarë si në qeverisje ashtu edhe në territor.
AAK është kundër ndarjes së vendit mbi çfarëdo baze etnike apo mbi çfarëdo pretendimi dhe kundër çfarëdo statusi special për cilëndo pjesë të vendit.
AAK është prijëse e proceseve duke ndërtuar marrëdhënie partneriteti me prezencën ndërkombëtare në Kosovë.
Fqinjësia: Baza e ndërtimit të marrëdhënieve të jashtme të shtetit të Kosovës është bashkëpunimi dhe reciprociteti, fqinjësia e mirë.
AAK refuzon dhe nuk është pjesë e kulturës dhe kundërthënieve dhe tensioneve në marrëdhënie me këdo në fqinjësi, por AAK angazhohet fuqishëm që refleksionet e tilla të mos cenojnë pozicionin e Kosovës dhe as të mos ndikojnë në zhvillimet e brendshme në Kosovë.
Në marrëdhënie me fqinjët, në konstruktivizem dhe pozitivitet, AAK përqafon partneritetin, reciprocitetin, gradualizimin dhe fleksibilitetin.
Partneret Strategjik: AAK angazhohet për bashkëpunim rajonal, evropian dhe ndërkombëtar dhe marrëdhënie të veçanta me Shqipërinë në kuadër të integrimeve evropiane.
AAK ndërton marrëdhënie të avancuara dhe të strukturuara me SHBA. AAK angazhohet që marrëdhënie të ngjashme të ndërtojë me institucionet e Bashkimit Evropian.
AAK angazhohet për pjesëmarrje dinjitoze dhe respekton në nivelin më të lartë institucionet ndërkombëtare në të cilat prezenca dhe ndikimi i vendeve euro-atlantike mbizotëron.
Institucionet Globale: AAK vlerëson rëndësinë dhe rolin pozitiv të institucioneve me karakter global, ndërsa angazhohet që të ketë raporte korrekte në varësi nga tretmani dhe mundësitë që ato ofrojnë për shtetin më të ri në botë.
Parimet: AAK kultivon vlera kombëtare demokratike.
Për AAK-në pushteti është mjet për forcimin e shtetit dhe realizimin, mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave dhe interesave të qytetarëve.
Të gjithë janë të barabartë para ligjit, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
AAK afirmon vlerat e unitetit, integrimit dhe solidaritetit kombëtar.
Ne besojmë në zot dhe i falemi për të mirat që i kemi dhe ato që do t’i bëjmë.
AAK do t’i ruajë, diversifikoj dhe zhvillojë pasuritë kombëtare për të gjithë qytetarët e vendit dhe për gjeneratat e ardhshme.
AAK mbështet fuqishëm dhe punon për ekonomi të tregut.
AAK është kundër formave socialiste ose formave tjera të kolektivizmi dhe garanton pronën private. Me kapitalizëm të ‘disiplinuar’ më pak varfëri.
Në vendin tonë ka vend për të gjithë, ka punë për të gjithë, ka dashuri për të gjithë, ka mundësi për të gjithë. Ne do tu ofrojmë të gjithëve mundësitë për një jetë më të mirë.
Me liri, dinjitet, zhvillim jemi të gjithë bashkë rreth vlerave të mëdha të lirisë, dinjitetit dhe zhvillimit.
Nuk ka të përjashtuar dhe të parëndësishëm.
Në vend të ndarjes, polarizimit e përjashtimit, jo tolerancës, keqpërdorimit, nepotizmit AAK ofron bashkim, unitetet, tolerancë dhe zhvillim.
Liria në kuptimin plotë: Liria është fuqi e ndryshmit.
AAK garanton liritë dhe të drejtave themelore të njeriut, forcimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, shtypin e lirë, funksionimin e partive politike, shoqërisë civile, universitete autonome, sindikata të pavarura.
Kosova është vend i tolerancës fetare. AAK mbështet parimin e sekularizmit si parim fundamental i shteteve demokratike. AAK është mirënjohëse për rolin e bashkësive fetare në ndërtimin e infrastrukturës shpirtërore dhe respekton lirinë e besimit.
AAK garanton komunitetet pakicë se liritë dhe të drejtat e tyre do të respektohen në mënyrë të barabartë dhe pa favorizime, në përputhje me konventat ndërkombëtare.
AAK lirinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj e sheh të plotësuar edhe në kontekstin global. Prandaj, fillimisht në mandatin e saj të parë, AAK garanton heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe vendosjen e Kosovës në binarë të sigurte të anëtarësimit me ritëm të përshpejtuar nga zhvillimet dhe reformat e brendshme të Kosovës në përputhje me aspiratën e saj për anëtarësim në NATO dhe BE.
AAK do të nxisë gjithçka që është në potencial të shtetit, shoqërisë dhe qytetarit që perspektiva e integrimit të përditësohet në Kosovë, ndërsa horizonti i anëtarësimit të jetë i dukshëm dhe i arritshëm për Kosovën sikurse për vendet tjera fqinje pa asnjë ngecje pa asnjë justifikim.
AAK është fuqimisht kundër çfarëdo organizimi dhe paraqitjeje të urrejtjes fetare, lëvizjeve fundamentaliste, që cenojnë tolerancën, lirinë dhe të drejtat e njeriut.
Dinjiteti lartësohet me ne: Dinjiteti i qytetarit është masa e lirisë dhe me ne, me AAK, kjo masë do të shtohet në përmasat e aspiratave dhe sakrificës së qytetarit tonë për vendin dhe për veten e vet, për fëmijët dhe të ardhmen tonë të përbashkët.
Me AAK dinjiteti i qytetarit do të reflektojë, mirëqenie, dalje nga varfëria, arsimim cilësor, shëndet të mirë, perspektivë evropiane, besim në vete dhe në vendin e vet.
Diasporës do t’ia kthejmë dinjitetin dhe vendin e tyre të munguar dhe të zvetënuar.
AAK dinjitetin e qytetarit dhe të shoqërisë e vlerëson në kuptimin e respektimit dhe kultivimit të të drejtave themelore dhe të pa tjetërsueshme të secilit që jeton në Kosovë pa asnjë dallim. E vlerëson në bazë të ofrimit të mundësive të secilit që të realizoj potencialin për një jetë më të mirë si rezultat i punës së ndershme dhe kontributit të përgjithshëm të qytetarit në shoqëri. E vlerëson në bazë të respektimit të identitetit të secilit qytetar në përzgjedhjen e tij/saj për tradicionalen dhe modernen, të veçantën apo të përgjithshmen që përfaqëson secili qytetar.
AAK angazhohet që t’i kthej dinjitetin qytetarëve dhe ta lartësojë këtë vlerë. AAK angazhohet që qytetari dhe shoqëria të ngritët mbi themele të pa lëkundura dhe të shëndosha.
Për AAK-në kushdo që jeton në Kosovë meriton respektin më të madh për identitetin e tij/saj, familjes, shoqërisë brenda apo kudo në botë. Në politikë AAK brenda dhe jashtë angazhohet që qytetari i Kosovës drejtpërdrejt apo nëpërmes të zgjedhurve të tij/saj të përfaqësohet me krenari.
Programi i AAK-së është program për të ardhmen. AAK angazhohet në përmirësimin e funksionimit të shtetit, forcimin e tij, në fuqizimin e shoqërisë, rritjes së integrimit dhe harmonisë në mesin e saj, fuqizimit të qytetarit me shtetin garant.
AAK e mendon, projekton dhe realizon të ardhmen e shtetit, shoqërisë dhe qytetarit të Kosovës sot. AAK ofron gjithë energjitë, potencialin dhe kapacitetet e saj për bërjen e shoqërisë dhe qytetarëve në Kosovë një shoqëri evropiane e respektuar për zhvillimet e brendshme si dhe për rolin e saj në familjen evro-atlantike të kombeve.
AAK është shtëpi e të gjithë qytetareve të Kosovës sepse angazhohet për një të ardhme të ndritur duke filluar sot.
Ky programi që ofrojmë është testamenti i vendosmërisë, i përkushtimit, i kontributit dhe i guximit për ndryshim. Me ju qytetar të Kosovës në realizim të këtij programi jemi më të fortë.