Përmbajtja
Motoja e AAK-së: Në Shërbim të Shtetit dhe Qytetarit.
Synimi i AAK-së: Për Kosovën ku Liria, Dinjiteti, Mundësitë dhe Zhvillimi Është Pasuri e Qytetarit me Shtetin si Garant.
Kontributi i AAK-së: Shtet i së Drejtës; Ekonomi Në Rritje; Sundimi i Ligjit, Administratë Efikase; Ndërmarrësi.
Rrugëtimi i AAK-së: Evropianizimi i Kosovës me SHBA-të si Aleat Strategjik në këtë rrugëtim.
Arritja: Model i së Ardhmes; Kosova një Demokraci Bashkëkohore dhe një Shembull Historik i Vendosjes së Drejtësisë në Botë nga Civilizimi Perëndimor.
Themelet: Pluralizmi Politik Konkurrues; Shteti jo Monopolizues; Diversifikimi i Energjive, Burimeve, Angazhimeve.
Qëndrimi: Parti e Hapur dhe e Mundësive Nëpërmes Gërshetimit të Përvojës, Njohurive dhe Kapaciteteve të të Gjitha Gjeneratave dhe të Dy Gjinive.
Vëmendje e Veçantë: Medias Publike dhe Private; Shoqërisë Civile; Studiueseve; Akademikëve dhe Profesionistëve të Angazhuar dhe atyre të Lirë; Artistëve, Sportistëve dhe Ndërmarrësve; Grupeve të Interesave të Veçanta dhe Grupeve të Cenuara.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, AAK së bashku me qytetarët ka punuar në tejkalimin e sfidave të jashtëzakonshme nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Gjatë dhjetë viteve të fundit AAK ka qenë pjesë e ndryshimeve pozitive të shoqërisë Kosovare. Gjatë kësaj periudhe AAK ka kultivuar një frymë konstruktive në vazhdimësi.
Gjatë dhjetë viteve të fundit AAK ka kaluar përmes ndryshimeve të brendshme me qëllim që të përgjigjet dhe të jetë prijëse e proceseve demokratike dhe zhvillimore të vendit, dhe para së gjithash t’ju shërbejë sa më mirë qytetarëve të Kosovës.
Sot AAK është krenare me frymën e saj të brendshme, me programin e saj për të ardhmen e Kosovës, dhe me qasjen e saj në marrëdhënie me institucionet, me qytetarin dhe shoqërinë.
AAK ka dëshmuar dhe do të faktoj se angazhohet të forcojë tre shtylla qenësore të shoqërisë: Qytetarin, Shtetin, dhe Shoqërinë. AAK angazhohet për baraspeshë në marrëdhëniet e këtyre shtyllave, por para së gjithash angazhohet që ato të forcohen proporcionalisht.
Për AAK-në një shtet i fortë bazohet në një shoqëri të shëndosh dhe të integruar, sikurse bazohet në individin e fortë. Për AAK-në një shoqëri e shëndosh mund të zhvillohet lirshëm vetëm duke respektuar shtetin, respektivisht institucionet e tij sikurse bazohet në vlerësimin e rëndësisë dhe potencialit të secilit qytetar njëherësh përbërës i shoqërisë. Për AAK-në, një qytetar i Republikës së Kosovës mund t’i kënaqet lirisë, paqes, mirëqenies dhe progresit vetëm duke respektuar identitetin e shoqërisë së cilës i përket si dhe duke lartësuar rolin dhe përgjegjësinë e shtetit si garant, pjesëmarrës, kontribuues dhe hisedar, por jo si tutor.
AAK dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të udhëheqin vendin me guximin, shpresën dhe vendosmërinë në katër vitet e ardhshme. AAK dhe Kryeministri Ramush Haradinaj angazhohen për Qytetarin, Shtetin dhe Shoqërinë e fortë.
AAK është partia e ideve të reja, mënyrës së re të të menduarit, e gatshme që të veprojë në përputhje me vlerat me fundamentale por edhe më të lartësuarat të shtetit tonë: lirinë, dinjitetit, solidaritetin.
Programi jonë fokusohet në forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, arsimin që i përgatitë të rinjtë për jetën e suksesshme, qasje në shëndetësi kualitative, mundësitë e reja për punë dhe familje të sigurta.
AAK ofron këtë program i cili është refleksion i dalë nga kërkesa për ndryshim. Programi ynë ka për qëllim komunikimin politik dhe qytetar me elektoratin, ka për qëllim që të përgjigjet kërkesës për ndryshim, ka për qëllim të ndërlidhë qëllimet dhe potencialin kundrejt pritjeve dhe mundësive.
Programi ynë është vetëm hapi i parë në rrugën e ndryshimit të qeverisjes, por AAK nuk do të ndalet së rifreskuari këtë program në mënyrë që të evitojmë shkëputjen e mobilizimit politik, social e qytetar.
AAK beson se si parti misioni i saj është dhe do të mbetet lidhja e pandashme me elektoratin, me qytetaret në komunikim dhe veprimtari.
AAK ka lindur dhe do të mbetet pjesë integrale e shoqërisë, prandaj në identitetin dhe rolin e saj AAK angazhohet që të proceset politike të rezultojnë me rritjen e kohezionit dhe integrimit social e qytetar.
Ky program është rezultat i marrëdhënies së shkëlqyer të AAK-së me elektoratin, me qytetaret dhe me përfaqësues të përvojës, njohurive, dhe përkushtimit për një Kosovë në ndryshim, dhe jo vetëm kaq.
Qytetarët e Kosovës do të mund të përzgjedhin në mes të:
Së bashku, për shtetin dhe qytetarin.
Ndryshimi po vjen, është koha për kryeministrin Ramush Haradinaj.
E ardhmja fillon sot:
Sistemi:
AAK është për shtet sovran, funksional e demokratik me pushtete të ndara, të pavarura, kompetente dhe të qëndrueshme.
Kosova është një sistem politik i integruar i pandarë si në qeverisje ashtu edhe në territor.
AAK është kundër ndarjes së vendit mbi çfarëdo baze etnike apo mbi çfarëdo pretendimi dhe kundër çfarëdo statusi special për cilëndo pjesë të vendit.
AAK është prijëse e proceseve duke ndërtuar marrëdhënie partneriteti me prezencën ndërkombëtare në Kosovë.
Fqinjësia:
Baza e ndërtimit të marrëdhënieve të jashtme të shtetit të Kosovës është bashkëpunimi dhe reciprociteti, fqinjësia e mirë.
AAK refuzon dhe nuk është pjesë e kulturës dhe kundërthënieve dhe tensioneve në marrëdhënie me këdo në fqinjësi, por AAK angazhohet fuqishëm që refleksionet e tilla të mos cenojnë pozicionin e Kosovës dhe as të mos ndikojnë në zhvillimet e brendshme në Kosovë.
Në marrëdhënie me fqinjët, në konstruktivizem dhe pozitivitet, AAK përqafon partneritetin, reciprocitetin, gradualizimin dhe fleksibilitetin.
Partneret Strategjik:
AAK angazhohet për bashkëpunim rajonal, evropian dhe ndërkombëtar dhe marrëdhënie të veçanta me Shqipërinë në kuadër të integrimeve evropiane.
AAK ndërton marrëdhënie të avancuara dhe të strukturuara me SHBA. AAK angazhohet që marrëdhënie të ngjashme të ndërtojë me institucionet e Bashkimit Evropian.
AAK angazhohet për pjesëmarrje dinjitoze dhe respekton në nivelin më të lartë institucionet ndërkombëtare në të cilat prezenca dhe ndikimi i vendeve euro-atlantike mbizotëron.
Institucionet Globale:
AAK vlerëson rëndësinë dhe rolin pozitiv të institucioneve me karakter global, ndërsa angazhohet që të ketë raporte korrekte në varësi nga tretmani dhe mundësitë që ato ofrojnë për shtetin më të ri në botë.
Parimet:
AAK kultivon vlera kombëtare demokratike.
Për AAK-në pushteti është mjet për forcimin e shtetit dhe realizimin, mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave dhe interesave të qytetarëve.
Të gjithë janë të barabartë para ligjit, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
AAK afirmon vlerat e unitetit, integrimit dhe solidaritetit kombëtar.
Ne besojmë në zot dhe i falemi për të mirat që i kemi dhe ato që do t’i bëjmë.
AAK do t’i ruajë, diversifikoj dhe zhvillojë pasuritë kombëtare për të gjithë qytetarët e vendit dhe për gjeneratat e ardhshme.
AAK mbështet fuqishëm dhe punon për ekonomi të tregut.
AAK është kundër formave socialiste ose formave tjera të kolektivizmi dhe garanton pronën private. Me kapitalizëm të ‘disiplinuar’ më pak varfëri.
Në vendin tonë ka vend për të gjithë, ka punë për të gjithë, ka dashuri për të gjithë, ka mundësi për të gjithë. Ne do tu ofrojmë të gjithëve mundësitë për një jetë më të mirë.
Me liri, dinjitet, zhvillim jemi të gjithë bashkë rreth vlerave të mëdha të lirisë, dinjitetit dhe zhvillimit.
Nuk ka të përjashtuar dhe të parëndësishëm.
Në vend të ndarjes, polarizimit e përjashtimit, jo tolerancës, keqpërdorimit, nepotizmit AAK ofron bashkim, unitetet, tolerancë dhe zhvillim.
Liria në kuptimin plotë:
Liria është fuqi e ndryshmit.
AAK garanton liritë dhe të drejtave themelore të njeriut, forcimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, shtypin e lirë, funksionimin e partive politike, shoqërisë civile, universitete autonome, sindikata të pavarura.
Kosova është vend i tolerancës fetare. AAK mbështet parimin e sekularizmit si parim fundamental i shteteve demokratike. AAK është mirënjohëse për rolin e bashkësive fetare në ndërtimin e infrastrukturës shpirtërore dhe respekton lirinë e besimit.
AAK garanton komunitetet pakicë se liritë dhe të drejtat e tyre do të respektohen në mënyrë të barabartë dhe pa favorizime, në përputhje me konventat ndërkombëtare.
AAK lirinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj e sheh të plotësuar edhe në kontekstin global. Prandaj, fillimisht në mandatin e saj të parë, AAK garanton heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe vendosjen e Kosovës në binarë të sigurte të anëtarësimit me ritëm të përshpejtuar nga zhvillimet dhe reformat e brendshme të Kosovës në përputhje me aspiratën e saj për anëtarësim në NATO dhe BE.
AAK do të nxisë gjithçka që është në potencial të shtetit, shoqërisë dhe qytetarit që perspektiva e integrimit të përditësohet në Kosovë, ndërsa horizonti i anëtarësimit të jetë i dukshëm dhe i arritshëm për Kosovën sikurse për vendet tjera fqinje pa asnjë ngecje pa asnjë justifikim.
AAK është fuqimisht kundër çfarëdo organizimi dhe paraqitjeje të urrejtjes fetare, lëvizjeve fundamentaliste, që cenojnë tolerancën, lirinë dhe të drejtat e njeriut.
Dinjiteti lartësohet me ne:
Dinjiteti i qytetarit është masa e lirisë dhe me ne, me AAK, kjo masë do të shtohet në përmasat e aspiratave dhe sakrificës së qytetarit tonë për vendin dhe për veten e vet, për fëmijët dhe të ardhmen tonë të përbashkët.
Me AAK dinjiteti i qytetarit do të reflektojë, mirëqenie, dalje nga varfëria, arsimim cilësor, shëndet të mirë, perspektivë evropiane, besim në vete dhe në vendin e vet.
Diasporës do t’ia kthejmë dinjitetin dhe vendin e tyre të munguar dhe të zvetënuar.
AAK dinjitetin e qytetarit dhe të shoqërisë e vlerëson në kuptimin e respektimit dhe kultivimit të të drejtave themelore dhe të pa tjetërsueshme të secilit që jeton në Kosovë pa asnjë dallim. E vlerëson në bazë të ofrimit të mundësive të secilit që të realizoj potencialin për një jetë më të mirë si rezultat i punës së ndershme dhe kontributit të përgjithshëm të qytetarit në shoqëri. E vlerëson në bazë të respektimit të identitetit të secilit qytetar në përzgjedhjen e tij/saj për tradicionalen dhe modernen, të veçantën apo të përgjithshmen që përfaqëson secili qytetar.
AAK angazhohet që t’i kthej dinjitetin qytetarëve dhe ta lartësojë këtë vlerë. AAK angazhohet që qytetari dhe shoqëria të ngritët mbi themele të pa lëkundura dhe të shëndosha.
Për AAK-në kushdo që jeton në Kosovë meriton respektin më të madh për identitetin e tij/saj, familjes, shoqërisë brenda apo kudo në botë. Në politikë AAK brenda dhe jashtë angazhohet që qytetari i Kosovës drejtpërdrejt apo nëpërmes të zgjedhurve të tij/saj të përfaqësohet me krenari.
Parakushtet dhe politikat:
Edhe pse me pasuritë e mëdha natyrore e njerëzore, Kosova ka mbetur pikë e zezë e varfërisë, mjerimit, e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ekonomia e tregut social për AAK është më shumë se sa një sistem ekonomik. Ajo është në funksion të stabilitetit të shoqërisë dhe ekzistencës njerëzore.
Baza e tregut social për AAK është liria, përgjegjësia, konkurrenca, solidariteti në refuzim të monopolizimit të tregut. AAK pa mëshirshëm i kundërvihet tendencave ‘zaptimit’ e shtetit, tendencave për krijim, mbajtje apo fuqizim të monopoleve.
Lufta kundër korrupsionit dhe ndalja e tij është vetëm një parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. AAK do të luftoj këtë dukuri dhe kancer për demokracitë në konsolidim.
Por krijimi i parakushteve, klimës korrekte dhe miqësore në procese ekonomike dhe tregtare lejon zhvillimin e lirshëm në rritjen e shpejtë ekonomike, hapjen e vendeve të punës, zhvillimi i burimeve njerëzore, janë prioritete të qeverisjes së AAK.
Është koha për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe dinamik. Ngritja e standardit jetësor dhe krijimi i kushteve themelore për jetë dhe punë për qytetarët e Kosovës është qëllimi thelbësor i AAK për qeverisjen e vendit.
Kjo sipas AAK-së arrihet përmes krijimit të kushteve për një zhvillim dinamik të qëndrueshëm dhe afatgjatë;
Zhvillimin e ardhshëm ekonomik të vendit AAK e mbështete në resurset disponuese, burimet njerëzore, natyrore dhe pasuritë kapitale.
Do të krijojmë kushte për një ekonomi tregu funksionale të zhvilluar e cila do të jetë konkurrente në tregun e jashtëm.
Do të krijojmë rrethana institucionale për aktivitete biznesore të vogla apo më të mëdha, dhe tregti duke kompletuar kornizën ligjore dhe duke ndërtuar institucione dhe mjedis të favorshëm për zhvillim ekonomik.
Do ta rrisim efikasitetin e qeverisjes dhe do të shtojmë cilësinë e shërbimeve publike dhe të administratës në të gjitha sferat e jetës e në veçanti shërbimet për biznesin.
Do ta çrrënjosim korrupsionin dhe krimin e organizuar në ekonomi.
Në fokus të angazhimit të qeverisjes së AAK do të jetë ngritja e aftësisë së vendit për tërheqjen e investimeve të jashtme.
Do të adaptojmë politika ekonomike në mbështetje të rritjes së prodhimit dhe të eksportit gjithnjë duke u mbështetur në resurset disponuese.
Strategji:
AAK konsideron se zhvillimi afatgjatë i qëndrueshëm ekonomik i vendit, krijimi i vendeve të reja të punës dhe zvogëlimi i varfërisë nuk mund te realizohen pa përcaktimin e qartë të prioriteteve zhvillimore gjegjësisht pa strategji zhvillimore.
Prandaj, rritje e produktit. Në qeverisjen e saj AAK do të krijon kushte dhe rrethana institucionale të cilat do të mundësojnë normë rritjeje të produktit vendor mbi 7%, me çka do të mundësohet që BPV të rritet nga 4 Mld € në 6 Mld € deri në vitin 2014, dhe dyfishim të saj deri në fund të dekadës së re, viti 2020.
Zhdukje e varfërisë së skajshme. Po ashtu do të mundësoje zvogëlimin e shkallës së papunësisë, veçanërisht të të rinjve. Kjo normë e shtimit ekonomik, do të mundësojë zvogëlimin e varfërisë nga 50 në 20%, dhe eliminimin e varfërisë së skajshme. AAK varfërinë do ta luftojë përmes zhvillimit ekonomik.
AAK promovon përfshirjen sociale, por për AAK-në institucionet nëpërmes politikave shtetërore qytetarëve duhet të ju mundësojë sigurimin e mirëqenies e mundësive dhe jo vënien në pikëpyetje të ekzistencës së askujt në shoqëri.
Rritja e Punësimit. Krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve të huaja dhe orientimi i politikave ekonomike në veprimtaritë ekonomike që krijojnë më shumë vende pune do të shënoje fillimin e zgjidhjes së problemit të papunësisë kur edhe do të hapen më shume vende pune se sa kontigjenti i ri i punës.
Përmes masave për stimulimin e veprimtarive prodhuese si në bujqësi, xehtari, shërbime dhe lëmi tjera prioritare do të zvogëlojmë importin e produkteve ushqimore dhe të mallrave tjera të konsumit të gjerë.
Masat për stimulimin e sektorit minerar do të rrisin dukshëm eksportin duke zvogëluar në këtë mënyre diferencën në mes importit dhe eksportit, gjegjësisht zvogëlimit të deficitit tregtar me jashtë.
Financa dhe Prioritete:
Shtimi dinamik i BPV, shkëmbimi tregtar me jashtë, eliminimi i evazionit fiskal, zgjerimi i bazës tatimore dhe reforma e sistemit fiskal, eliminimi i ekonomisë joformale dhe me shtimin e performances së ATK dhe të Doganave të Kosovës do të mundësojnë që brenda mandatit të parë qeverisës AAK të dyfishojë të hyrat buxhetore. Në fund të mandatit të hyrat buxhetore do të kalojnë shifrën e 2 Mld.€.
Kufijtë e shpenzimeve do të zgjerohen edhe më shumë për aq sa do të sigurojmë donacione dhe mbështetje tjetër buxhetore të cilat do të rriten dukshëm në bazë të rritjes së performances së menaxhimit me financat publike.
Buxheti do të jetë mjeti kryesor i realizimit të prioriteteve zhvillimore të Qeverisjes së AAK. Procesi buxhetor do të harmonizohet me prioritetet qeverisëse, strategjia buxhetore do të harmonizohet me strategjinë zhvillimore.
Politikat fiskale do të reformohen duke aplikuar norma tatimi të diferencuara. TVSH për produktet bujqësore, mallrat për eksport dhe lëmit propullzive që sigurojnë më shumë vende pune do të zvogëlohen duke u përshtatë si masë stimulative.
Në anën tjetër do të ndryshohen ngarkesat fiskale për import përmes vendosjes së akcizave dhe tarifave të diferencuara për mallrat e konsumit të gjerë dhe të luksit duke stimuluar në këtë mënyrë prodhimin vendor.
Qëndrueshmëri:
Sigurimi i qëndrueshmërisë buxhetore do të garantohet nga qeverisja efikase me paranë publike dhe rritjen e efektshmërisë dhe efikasitetit të shpenzimeve publike.
Ndërtimi i kapaciteteve që rrisin cilësinë dhe efikasitetin e planifikimit, përgatitjes dhe ekzekutimit efikas të buxhetit do të i shtohet edhe mbikëqyrja efikase e shpenzimeve publike.
Rritja e të hyrave buxhetore do të mundësoje zgjerimin e kufijve të shpenzimeve. Struktura e shpenzimeve do të ndikohet nga prioritetet qeverisëse por do të pësojë ndryshime strukturore.
Rritje e Investimeve Ulje e Shpenzimeve:
Kategoria më e favorizuar e shpenzimeve buxhetore në këtë mandat do të jenë investimet kapitale të cilat do të rriten më shpejt edhe si masë edhe si strukturë.
Kjo kategori e shpenzimeve në këtë mandat do të dyfishohet dhe do të rritet në 1 Mld. € në vitin 2014, që do të thotë rritje për 100% në krahasim me tash. Edhe të ardhurat personale do të kenë rritje dinamike për 66 % dhe do të shtohen si masë nga 280 mil ne 500mil €. Në këtë ndryshim sasior përfitime më të mëdha do të kenë shërbyesit civil, shëndetësia, arsimi, policia dhe pjesëtarët e FSK.
Transferet sociale do të rriten në masën e nevojshme që të sigurojnë mjetet e nevojshme për shpenzimet e jetës për kategoritë sociale e po ashtu do të mbulojnë të gjitha obligimet që dalin nga ligjet përkatëse për invalidët dhe pjesëtarët e UÇK-së, të dënuarit politik dhe kategoritë tjera sociale. Për këtë qëllim kjo kategori e shpenzimeve publike do të rritet për 50%.
Subvencionimi i NP do të reduktohet në maksimum duke rritur përformancën e menaxhmentit financiar të tyre. Me qëllim të rritjes së efikasitetit të shpenzimeve publike kategoria e mallrave dhe shërbimeve do të ndryshohen kujdesshëm por nuk do të shtohen mbi 10%.
Në qeverisjen e AAK-së, Kosova do të ketë buxhet të balancuar, stabil dhe efikas. Vlera e parasë publike të shpenzuar do të jetë ekuivalente me vlerën e krijuar.
Struktura e investimeve dhe e shpenzimeve publike do të jetë e determinuar nga prioritete zhvillimore.
Prioritetet dhe Sektorët:
Për AAK-në, qeverisja efikase kërkon strategji zhvillimore për të paktën dhjetë vitet e ardhshme në të cilën qartë do të përcaktohen prioritetet sektoriale. Realizimi i prioriteteve do të mbështetet nga sigurimi i infrastrukturës ekonomike dhe sundimi i ligjit.
Menaxhimi efikas dhe sigurimi i stabilitetit buxhetor do të mundësojnë mbështetje për buxhetin edhe nga donatorët, posaçërisht për donacionet e premtuara në konferencën e donatorëve. Politika aktive zhvillimore do të krijojë kushte për investime nga ana e shtetit edhe në bazë të huave dhe kredive të favorshme nga institucionet financiare ndërkombëtare. Përmes kësaj forme Kosova do të rrisë investimet kapitale deri në 50%.
Në kategorinë e investimeve, infrastruktura ekonomike do të ketë vend kyç. Ndërtimi i rrugëve do të realizohet në bazë të prioriteteve dhe duke përkrahur një shpërndarje harmonike rajonale. Pa mëdyshje përfundimi i autostradave nr 6 dhe 7 gjegjësisht ato që lidhin Kosovën me të gjitha vendet fqinje janë obligim dhe prioritet. Financimi i ndërtimit të tyre duhet të sigurohet edhe nga format tjera të financimit si koncesioni, kreditë e jashtme.
Komunikacioni ajror dhe telekomunikimet në kuadër të procesit të privatizimit do të përmirësojnë shërbimet duke u bërë më konkurruese në treg.
Furnizimi i rregullt dhe cilësor me energji do të filloje të zgjidhet. Koncesioni për kompanitë e reja prodhuese dhe privatizimi i segmenteve të caktuara do të mundësojë furnizim të pandërprerë për amvisnit dhe ekonominë në rritje të vendit. Kompania për transferim të energjisë do të zgjidhë problemet me kapacitetet e largpërçuesve të tensionit të lartë dhe do të mundësojë lidhje funksionale me rrjetin e vendeve fqinje të sistemeve energjetike.
Rezervat e mëdha të lignitit dhe cilësia e lartë e tij, mundësojnë që Kosova jo vetëm mundet të sigurojë energji për nevojat e saj, por do të mund edhe të ketë rol edhe në stabilizimin e furnizimit me energji në rajon, pra të jetë faktor i barabartë me vendet e rajonit në fushën e prodhimit të energjisë.
Njëkohësisht do të punojmë në shfrytëzimin e mundësive për prodhimin e energjisë elektrike nga hidroenergjia dhe burimet tjera alternative.
Sektori i minierave do të shndërrohet nga konsumues i buxhetit në sektor profitabil. Do të përgatitet strategjia e zhvillimit të këtij sektori me çka synojmë që në mënyrë të programuar duke shfrytëzuar përparësitë tona sektorin ta shfrytëzojmë si promotor të zhvillimit të vendit.
Aktivizimi i këtij sektori do të ndikojë shumanshëm në zhvillimin ekonomik e social duke filluar nga rritja e punësimit, rritja e eksportit, të hyrave buxhetore dhe efekteve tjera multiplikative. Në këtë sektor do të hapet rruga për aktivizimin e investimeve të jashtme direkte për çka ka interesim të konsiderueshëm. Aktivizimi i sektorit do të ndikojë në rritjen e të hyrave buxhetore deri në 30% vetëm nga tantiemat dhe mbi të edhe nga të hyrat tjera buxhetore të ndikuara.
Potencialet disponuese në bujqësi, blegtori dhe turizmin malor mundësojnë angazhim dinamik të popullsisë urbane. Prodhimtaria bujqësore, blegtorale dhe produktet ushqimore ekologjike jo vetëm që do të plotësojnë një pjesë të madhe të nevojave të popullsisë por do të lirojnë ngarkesën e ekonomisë së vendit nga kjo kategori e importeve e cila aktualisht është e madhe.
Politika ekonomike, në veçanti ato fiskale do të jenë në funksion të këtij qëllimi. Do të aplikojmë tarifa të zbritura të ngarkesave tatimore për artikujt e produkteve bujqësore e blegtorale dhe do të stimulojmë përmes subvencionimeve prodhimin e qumështit dhe të mbjelljes së kulturave bujqësore. Furnizimi me plehra dhe materiale tjera reproduktive do të mbështetet përmes tarifave të zbritura të importit
Prodhimi i sektorit të pemëtarisë dhe vreshtarisë do të stimulohet po ashtu me masa të politikave fiskale dhe mbështetjes, ndërsa eksporti i këtyre prodhimeve dhe i produkteve industriale me origjinë nga vreshtaria do të stimulohet për të konkurruar në tregun e jashtëm.
Kosova ka kushte natyrore të shkëlqyeshme për zhvillimin e turizmit malor. Bukuritë natyrore të bjeshkëve tona dhe kushtet klimatike mundësojnë që ky sektor të ketë rol aktiv në zhvillimin ekonomik të vendit.
Bujqësia. Mbrojtja, stimulimi dhe subvencionimi i prodhimeve vendore janë orientime të AAK për zhvillimin e bujqësisë. Më saktësisht, objektiva të rëndësishme të AAK në fushën e bujqësisë janë: Shfrytëzimi i qëndrueshëm i tokës bujqësore dhe mbrojtja nga ndërtimet e paplanifikuara; Rritja e produktivitetit në fermë dhe aftësisë konkurruese që do të përmirësojë jetën në zonat rurale dhe sistemi i ujitjes; Siguria e ushqimit; Përmirësimi i strukturës pyjore.
Ligj dhe Drejtësi:
AAK nuk njeh kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet absolut i qeverisjes së AAK. AAK-ja konstaton se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë bërë kancer për shtetin dhe shoqërinë kosovare, kancer ky që dëmton dhe shkatërron të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.
Korrupsioni dhe krimi i organizuar në formën e tashme është duke kërcënuar dhe rrezikuar rëndë funksionalitetin e shtetit të Kosovës, të ardhmen e shoqërisë demokratike të Kosovës, si dhe integrimet euro-atlantike.
Për këtë qëllim. AAK do të bëjë funksionale të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit. Ne do të luftojmë korrupsionin, shkaqet dhe rrethanat që ndikojnë në shfaqjen e tij. Më saktësisht do të:
Do të ndryshojmë ambientin, shkaqet dhe rrethanat, sepse:
Ne do të godasim fuqishëm krimin e organizuar duke:
Ne do të godasim shkelësit e ligjit dhe krimin e organizuar duke:
Objektiv madhor i AAK në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së saj është anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE.
AAK-ja është e përkushtuar që të ndërtojë Forcat e Armatosura të Kosovës, përmes transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca fuqiplote shtetërore të sigurisë, bazuar në standardet dhe kriteret Perëndimore.
Kosova do të ketë nevojë për një mekanizëm të sigurisë, të ngjashëm me të gjitha shtetet e tjera. Kjo do të jetë një forcë profesionale, e cila do të garantojë sigurinë e shtetit të Kosovës dhe që do të jetë në gjendje t’u ofrojë përkrahje autoriteteve civile në kohëra të krizave, siç është rasti në shtetet e tjera evropiane.
Gjithashtu, do të jetë me rëndësi që si anëtare e ardhshme e NATO-s dhe BE-së, Kosova të luajë rolin e saj në ruajtjen e paqes në regjion.
Për katër vitet e ardhshme, AAK-ja do të:
Me AAK Kosova do të ketë Strategjisë Gjithëpërfshirëse për të luftën kundër terrorizmit dhe për krijimin e rajonit paqësor.
Kosova do të jetë prijëse e iniciativave shtetërore për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar.
Kosova do të jetë partneri kryesor i SHBA-ve në rajonin e Ballkanin për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Për AAK-në shoqëria moderne e bazuar në vlera të cilat promovojnë tolerancë, barazi dhe dije, zhvillim ekonomik dhe demokraci kërkon sistemin edukativ që siguron cilësi dhe përfshirje.
Arsimi cilësor do të thotë punësim, mirëqenie, shëndet më të mirë, jetë dinjitoze, vendimet e bazuara në informatë, stabilitet politik. Përfshirja në arsim do të thotë më pak varfëri, më pak krim, më pak manipulim, më pak varësi.
Sot është koha për ndryshim sepse vetëm reforma e thellë do të shndërrojë shkollën tonë në burim të vërtet të dijes, profesionalizmit, kulturës qytetare demokratike dhe identitetit kombëtar.
Sot, përqindja e fëmijëve që e braktisin shkollën është më e lartë në rajon. Shkollat veçanërisht ato në vise urbane vazhdojnë të punojnë në tri dhe katër ndërrime dhe kanë nga 40 nxënës në klasa.
Kushtet fizike dhe infrastruktura shkollore është jo adekuate, mungon hapësira mësimore dhe për rekreacion, materiale didaktike dhe pajisjet. Derisa në vitin 2006 buxheti për arsim ka qenë 4,4% të GDP-së në vitin 2009 ka rënë në 3.7% të GDP-së.
Për reformimin e sistemit arsimor dhe modernizimin e shkollës sonë në të gjitha nivelet, në projektin tonë të ndryshimit ne do të:
Në shëndetësi, AAK ka përgatitur dhe ka bërë publik projektin e saj të dizajnuar për këtë qëllim të quajtur “Strategjia e AAK për mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve të Kosovës” që ka tre qëllime kryesore:
Qendrat e mjekësisë familjare do të përfitojnë nga shërbimet konsultative specialistike, ndërsa spitalet regjionale nga shërbimet konsultative sub-specialistike që nuk i kanë, me objektiv të fundit - zhvillimin e plotë të këtyre shërbimeve në së paku njërin prej tyre. Me projektin e saj të quajtur “Qendra e Re Klinike Universitare e Kosovës”, AAK do të reformojë edhe institucionin më të lartë shëndetësor në Kosovë dhe do ta bëjë Prishtinën me spital regjional.
Ndërsa, institucionet shëndetësore do të bëhen me infrastruktura dhe pajisje moderne që do të mundësojnë diagnostikim dhe trajtim bashkëkohorë. Ato do të licencohen dhe akreditohen përballë standardeve evropiane, pavarësisht nëse janë institucione publike ose private. Hapat e tillë do t’ia kthejnë dinjitetin profesional punëtorit shëndetësor, do ta fuqizojnë dhe nuk do të bëjnë që të ndihet i pafuqishëm.
Punëtorët shëndetësorë, respektivisht institucionet shëndetësore në të cilat punojnë, do të paguhen për punën që kanë bërë dhe jo për orarin e punës, prandaj do të fitojnë aq sa kanë punuar. Çmimin e punës, rregullat e kontraktimit, të drejtën për punë, zhvillimin profesional të punëtorëve shëndetësorë dhe dinjitetin e tyre profesional dhe moral do ta mbrojë Oda e Mjekëve, Stomatologëve dhe Farmacistëve të Kosovës, të cilën AAK do ta themelojë qysh në vitin e parë të qeverisjes. Themelimi i saj, si edhe themelimi i fondit të sigurimeve shëndetësore dhe pavarësimi i plotë i institucioneve shëndetësore publike, domosdo nënkupton riorganizimin e Ministrisë së shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe zhveshjen e saj nga kompetencat në këto fusha.
Për AAK ndërrim dhe përparim në shëndetësi i mundshëm është vetëm me ndërtimin e sistemit të ri shëndetësor të Kosovës në qendrën e të cilit do të jetë qytetari i Kosovës dhe e drejta e tij për mbrojtje shëndetësore cilësore. Për ta arritur këtë AAK ka ndërtuar “Strategjinë për mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve të Kosovës”.
Aleanca ofron ndërrim të sistemit shëndetësorë brenda një viti, duke garantuar:
Familja dhe fëmijët. Familja ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e shoqërisë Kosovare. Vlerat e shëndosha të solidaritetit dhe përgjegjësisë për të tjerët janë vlera kryesore që garantojnë një shoqëri të qëndrueshme. Kalim nga familja tradicionale në atë moderne në Kosovë kërkojnë politikat moderne të cilat do të përmirësojnë kushtet e jetesës t’u përgjigjen ndryshimeve demografike dhe sfidave të globalizimit.
Qëllimi dhe orientimi i AAK-së është:
Rinia është e ardhmja e Kosovës. Rinia është bekimi dhe e tashmja e saj, potencial premtues, energji e madhe pozitive. Ne do t`i përkrahim njerëzit e rinj duke:
Gruaja e fuqishme është themeli i një shoqërie të fuqishme. Avancimi i pozitës së gruas në të gjitha sferat e jetës është synim i rëndësishëm i AAK. Ne do të zbatojmë ligjet e rëndësishme në fushën e barazisë gjinore, ligje stimulative dhe avancim te mekanizmave ligjor konform Rezolutave Evropiane (Rezoluta e Mijëvjeçarit e adaptuar nga Kosova).
Program për Gra në sferën e ekonomisë me theks te veçantë: Sipërmarrje te vogla dhe të mesme, Projekte stimulative për gratë në fshatra, Fonde të veçanta për zhvillim.
Ngritjen e financimit përmes granteve për prodhimin bujqësor, përpunimin e prodhimit dhe agrobiznesin, Ngritjen e financimit për produktet artizanale, Krijimin e mundësisë për kredi pa interes për bizneset e Grave, Krijimin e mundësisë se tregtimit të produkteve bujqësore/ artizanale në tregjet rajonale e ndërkombëtare, Përkujdesje ndaj reproduksionit shoqërore.
Gjithashtu AAK do të përmbushë objektiva të rëndësishme në fushën e kulturës dhe sportit. Fuqizimi i sportit, masovizimi i sportit, sport për të gjithë, në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet. Ndërkombëtarizimi i sportit, Infrastruktura ligjore (ligji për sponzorizim) dhe objektet sportive, stimulimi i sportistëve dhe shpërblime adekuate për sportistët kulminant.
AAK do ti kushtojë kujdes të veçantë diasporës. Saktësisht do të mundësojë:
AAK është e përkushtuar për përmirësimin e mirëqenie së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si shtet i ri do të angazhohemi në vazhdimësi ne harmonizimin e legjislacionit tone me atë Evropian edhe në këtë fushë:
Do të ratifikojmë dhe nënshkruajmë edhe konventat dhe marrëveshjet ekzistuese si dhe ato që do të hartohen me qellim të koordinimit te sigurimeve shoqërore me Unionin Evropian. Zbatimi i strategjisë e cila garanton stabilitet social.
Ne do të angazhohemi për zvogëlimin e numrit te përfituesve nga skemat sociale për te cilët do ta dizajnojmë një regjistër me të dhëna të hollësishme për situatën reale dhe nevojës për asistence. Mirëpo si parakusht për largim nga lista e përfitimit do te jete sigurimi i burimit tjetër të ekzistencës përmes përkujdesjes për çdo individ dhe familje veç e veç dhe ofrim të zgjidhjes duke ju mundësuar që përmes, përmes nxitjes se aftësive dhe iniciativave ndërmarrëse.
Do të miratojmë pakon ligjore. Do të lidhim marrëveshje për punësim të përkohshëm në tregje Evropiane. Do të formohen gjykatat e specializuara për çështje të punës si dhe do te rriten kapacitetet dhe funksionalizimi i inspektoratit te punës.
Do të promovohet klima pozitive për zhvillimin e dialogut social. Do të stimulohen raportet e partneritetit ne mes punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Mbrojtja sociale. Do të ndërtojmë sistemin e ndihmës sociale te përshtatur kërkesave të reja ekonomike dhe shoqërore.
Sa i përket sistemit pensional do të miratohet Ligji për Sigurim pensional dhe invalidor dhe pensionisteve do tu garantohet drejta e pamohueshme dhe e patjetërsueshme e realizuar në baze të punës dhe kontributeve.
Ne veçanti do te angazhohemi për zbatimin e plote te Ligjit për aftësim, riaftësim profesional dhe punësim të personave me aftësi të kufizuara dhe për realizimin e Planit të veprimit për persona me aftësi te kufizuara.
Përkujdesje e veçante do ti kushtohet fëmijëve me aftësi te kufizuar dhe familjeve te tyre. Ne këtë aspekt do te ritet përkrahja materiale e tyre si dhe do të këtë përkujdesje për te gjitha aspektet qe lidhen me zhvillimin e tyre psiko-fizik. Do të krijohen mundësit për përfshirjen e tyre ne institucione shkollore si dhe në institucione për ofrimin e shërbimeve ditore te bazuar ne komunitet ku do tu ofrohet rehabilitimi fizik dhe mbështetje psiko-sociale.
Do te angazhohemi në veçanti për rehabilitimin e personave me aftësi te kufizuara fizike gjë qe deri tani është duke u bere vetëm nga OJQ-te. Gjithashtu do të krijohen njësi rehabilituese brenda institucioneve shëndetë