Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Kuvendi

Kuvendi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është forumi më i rëndësishëm i saj. Përbëhet nga delegatë të zgjedhur prej bazave deleguese të partisë – nëndegët dhe degët e saj. Delegatët e Kuvendit të AAK-së zgjidhen me votën e lirë (të fshehtë) në kuadër të procesit zgjedhor të partisë. Kuvendi i AAK-së, si organi më i rëndësishëm dhe bazë i partisë, zgjedhë strukturat drejtuese të partisë – Këshillin Drejtues dhe Kryetarin e AAK-së. Kuvendi i AAK-së, përveç mandatit zgjedhor të strukturave drejtuese, ka mandat për dizanjimin e politikave (Programit apo platformës politike të partisë) dhe rregullave të funksionimit (Statutit të partisë).

 

 

Kuvendi i fundit i AAK-së, i mbajtur më 2 korrik 2015, është përbërë nga 534 delegatë. Secila strukturë e Kuvendit të AAK-së (përbërja e delegatëve të zgjedhur), ka madat 4-vjeçar, deri në Kuvendin e radhës. Partia, brenda katër vjetësh, obligueshëm mban një Kuvend Pune dhe një Kuvend Zgjedhor, përjashtuar raastet kur, sipas nevojës, mund të mblidhet Kuvendi i Jashtëzakonshëm.

 

 

Prano njoftimet

Na ndiqni në: