Familja dhe fëmijët. Familja ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e shoqërisë Kosovare. Vlerat e shëndosha të solidaritetit dhe përgjegjësisë për të tjerët janë vlera kryesore që garantojnë një shoqëri të qëndrueshme. Kalim nga familja tradicionale në atë moderne në Kosovë kërkojnë politikat moderne të cilat do të përmirësojnë kushtet e jetesës t’u përgjigjen ndryshimeve demografike dhe sfidave të globalizimit.
Qëllimi dhe orientimi i AAK-së është:
Rinia është e ardhmja e Kosovës. Rinia është bekimi dhe e tashmja e saj, potencial premtues, energji e madhe pozitive. Ne do t`i përkrahim njerëzit e rinj duke:
Gruaja e fuqishme është themeli i një shoqërie të fuqishme. Avancimi i pozitës së gruas në të gjitha sferat e jetës është synim i rëndësishëm i AAK. Ne do të zbatojmë ligjet e rëndësishme në fushën e barazisë gjinore, ligje stimulative dhe avancim te mekanizmave ligjor konform Rezolutave Evropiane (Rezoluta e Mijëvjeçarit e adaptuar nga Kosova).
Program për Gra në sferën e ekonomisë me theks te veçantë: Sipërmarrje te vogla dhe të mesme, Projekte stimulative për gratë në fshatra, Fonde të veçanta për zhvillim.
Ngritjen e financimit përmes granteve për prodhimin bujqësor, përpunimin e prodhimit dhe agrobiznesin, Ngritjen e financimit për produktet artizanale, Krijimin e mundësisë për kredi pa interes për bizneset e Grave, Krijimin e mundësisë se tregtimit të produkteve bujqësore/ artizanale në tregjet rajonale e ndërkombëtare, Përkujdesje ndaj reproduksionit shoqërore.
AAK është e përkushtuar për përmirësimin e mirëqenie së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si shtet i ri do të angazhohemi në vazhdimësi ne harmonizimin e legjislacionit tone me atë Evropian edhe në këtë fushë:
Do të ratifikojmë dhe nënshkruajmë edhe konventat dhe marrëveshjet ekzistuese si dhe ato që do të hartohen me qellim të koordinimit te sigurimeve shoqërore me Unionin Evropian. Zbatimi i strategjisë e cila garanton stabilitet social.
Ne do të angazhohemi për zvogëlimin e numrit te përfituesve nga skemat sociale për te cilët do ta dizajnojmë një regjistër me të dhëna të hollësishme për situatën reale dhe nevojës për asistence. Mirëpo si parakusht për largim nga lista e përfitimit do te jete sigurimi i burimit tjetër të ekzistencës përmes përkujdesjes për çdo individ dhe familje veç e veç dhe ofrim të zgjidhjes duke ju mundësuar që përmes, përmes nxitjes se aftësive dhe iniciativave ndërmarrëse.
Do të miratojmë pakon ligjore. Do të lidhim marrëveshje për punësim të përkohshëm në tregje Evropiane. Do të formohen gjykatat e specializuara për çështje të punës si dhe do te rriten kapacitetet dhe funksionalizimi i inspektoratit te punës.
Do të promovohet klima pozitive për zhvillimin e dialogut social. Do të stimulohen raportet e partneritetit ne mes punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Mbrojtja sociale. Do të ndërtojmë sistemin e ndihmës sociale te përshtatur kërkesave të reja ekonomike dhe shoqërore.
Sa i përket sistemit pensional do të miratohet Ligji për Sigurim pensional dhe invalidor dhe pensionisteve do tu garantohet drejta e pamohueshme dhe e patjetërsueshme e realizuar në baze të punës dhe kontributeve.
Ne veçanti do te angazhohemi për zbatimin e plote te Ligjit për aftësim, riaftësim profesional dhe punësim të personave me aftësi të kufizuara dhe për realizimin e Planit të veprimit për persona me aftësi te kufizuara.
Përkujdesje e veçante do ti kushtohet fëmijëve me aftësi te kufizuar dhe familjeve te tyre. Ne këtë aspekt do te ritet përkrahja materiale e tyre si dhe do të këtë përkujdesje për te gjitha aspektet qe lidhen me zhvillimin e tyre psiko-fizik. Do të krijohen mundësit për përfshirjen e tyre ne institucione shkollore si dhe në institucione për ofrimin e shërbimeve ditore te bazuar ne komunitet ku do tu ofrohet rehabilitimi fizik dhe mbështetje psiko-sociale.
Do te angazhohemi në veçanti për rehabilitimin e personave me aftësi te kufizuara fizike gjë qe deri tani është duke u bere vetëm nga OJQ-te. Gjithashtu do të krijohen njësi rehabilituese brenda institucioneve shëndetësore ekzistuese aty ku ka mundësi si dhe do të ndërtohen disa kapacitete të reja bazuar në nevoja për këtë destinim.
Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-se. AAK-ja siguron se ligji për statusin dhe te drejtat e familjeve të dëshmorëve, invalideve, veteraneve dhe pjesëtarëve te UÇK-se dhe familjeve të viktimave të luftës do te zbatohet në masën 100%.
Gjithashtu AAK do të angazhohet edhe me tej që invalidëve të luftës se UÇK-se tu sigurohet mundësia për shërim duke përfshirë edhe shërimin jashtë vendit për ato shërbime te cilat ende nuk aplikohen tek ne. Gjithashtu to t’u ofrohen mundësi të dërgimit të tyre ne qendra te ndryshme te rehabilitimit fizik.
AAK do të vazhdon të përkujdeset për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur deri në zbardhjen e fatit të personit të fundit dhe gjetjen dhe identifikimin e mbetjeve mortore të tyre. Gjithashtu do të vazhdon të përkujdeset për familjet e tyre.
Gjithashtu AAK do të përmbushë objektiva të rëndësishme në fushën e kulturës dhe sportit. Fuqizimi i sportit, masovizimi i sportit, sport për të gjithë, në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet. Ndërkombëtarizimi i sportit, Infrastruktura ligjore (ligji për sponzorizim) dhe objektet sportive, stimulimi i sportistëve dhe shpërblime adekuate për sportistët kulminant.