Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është subjekti i tretë politik në vend, përkah fuqia në pushtetin lokal në mbarë Kosovën, me rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale (2013). AAK udhëheqë me tri komuna dhe merr pjesë në bashkëqeverisje në shtatë të tjera. Në disa prej tyre, AAK udhëheqë në mandatin e tretë apo të katërt me radhë.
Rasim Selmanaj është kryetar i Komunës së Deçanit. Ky është mandati i tij i parë në krye të Komunës, ndërkohë që në mandatet e mëhershme ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe këshilltar i parë politik i Ministrit të Ambientit dhe të Planifikim Hapësinor. Në procesin e fundit zgjedhor është rizgjedhur kryetar i Degës së AAK-së në Deçan.
Për më tepër informata klikoni linkun e mëposhtëm:
http://kk.rks-gov.net/decan/home.aspx
Agron Kuçi është kryetar i Komunës së Junikut. Ai është kryetari i parë i zgjedhur drejtëpërdrejtë nga junikasit, nga zgjdhjet e para të mbajtura në Junik pas decentralizimit. Kryetari Kuçi në zgjedhjet e vitit 2009 ka fituar kandidaturen e tij për Kryetar të Komunës së Junikut nga rradhët e AAK-së, post të cilin e ushtron aktualisht.
Për më tepër informata klikoni linkun e mëposhtëm:
http://kk.rks-gov.net/junik/home.aspx
Xhafer Gashi është kryetar i Komunës së Obiliqit. Ky është mandati i tij i parë në krye të Komunës dhe ka fituar kandidaturen e tij për Kryetar të Komunës së Obiliqit nga rradhët e AAK-së, post të cilin e ushtron aktualisht.
Për më tepër informata klikoni linkun e mëposhtëm:
http://kk.rks-gov.net/obiliq/
Me qëllim të implementimit sa më shumë të mundshëm të programit dhe vizionit të saj në të mirë të jetës së qytetarëve të vendit - në pushtetin lokal, në bashkëqeverisje me partitë fituese, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkëqeverisë në: