Click here to send us your inquires or call (852) 36130518

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Shëndetësia

Në shëndetësi, AAK ka përgatitur dhe ka bërë publik projektin e saj të dizajnuar për këtë qëllim të quajtur “Strategjia e AAK për mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve të Kosovës” që ka tre qëllime kryesore:

  • Shërbimi te qytetari dhe jo qytetari te shërbimi. AAK do të funksionalizojë dhe zhvillojë më tutje rrjetin aktual të institucioneve shëndetësore, duke iu afruar qytetarit në shtëpi, çerdhe, shkollë, fakultet, vend të punës, shtëpi të pleqve, kudo që ai është. Mjekësia familjare, mjekësia shkollore dhe mjekësia e punës, geriatria, shërbimet e kujdesit në shtëpi dhe sidomos shërbimet e emergjencës do të reformohen në tërësi për t’i shërbyer këtij qëllimi.

    Qendrat e mjekësisë familjare do të përfitojnë nga shërbimet konsultative specialistike, ndërsa spitalet regjionale nga shërbimet konsultative sub-specialistike që nuk i kanë, me objektiv të fundit - zhvillimin e plotë të këtyre shërbimeve në së paku njërin prej tyre. Me projektin e saj të quajtur “Qendra e Re Klinike Universitare e Kosovës”, AAK do të reformojë edhe institucionin më të lartë shëndetësor në Kosovë dhe do ta bëjë Prishtinën me spital regjional.
  • Cilësi për qytetarin dhe dinjitet për punëtorin shëndetësor. AAK do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat në dispozicion për të ngritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe dinjitetin e punëtorit shëndetësor. Shkollat e mjekësisë, fakultetet e mjekësisë, programet e specializimit, edukimi i vazhdueshëm medicional dhe licencimi do të ndryshojnë plotësisht për ti shërbyer këtij qëllimi.

    Ndërsa, institucionet shëndetësore do të bëhen me infrastruktura dhe pajisje moderne që do të mundësojnë diagnostikim dhe trajtim bashkëkohorë. Ato do të licencohen dhe akreditohen përballë standardeve evropiane, pavarësisht nëse janë institucione publike ose private. Hapat e tillë do t’ia kthejnë dinjitetin profesional punëtorit shëndetësor, do ta fuqizojnë dhe nuk do të bëjnë që të ndihet i pafuqishëm.
  • Për t’i përmbushur dy objektivat e parë AAK do të sigurojë sistem të qëndrueshëm të financimit i cili do të jetë i bazuar në themelimin e fondit publik të sigurimeve shëndetësore, rregullimin e tregut të sigurimeve shëndetësore private dhe pavarësimin e plotë të institucioneve shëndetësore, respektivisht ngritjen e marrëdhënieve kontraktuale në mes tyre. AAK do ta pajisë qytetarin me kartela të sigurimit dhe do ti garantojë qasje në të gjitha institucionet shëndetësore në Kosovë, publike dhe private, pa dallim, për realizimin e të drejtës së tij për mbrojte shëndetësore të dinjitetshme.

    Punëtorët shëndetësorë, respektivisht institucionet shëndetësore në të cilat punojnë, do të paguhen për punën që kanë bërë dhe jo për orarin e punës, prandaj do të fitojnë aq sa kanë punuar. Çmimin e punës, rregullat e kontraktimit, të drejtën për punë, zhvillimin profesional të punëtorëve shëndetësorë dhe dinjitetin e tyre profesional dhe moral do ta mbrojë Oda e Mjekëve, Stomatologëve dhe Farmacistëve të Kosovës, të cilën AAK do ta themelojë qysh në vitin e parë të qeverisjes. Themelimi i saj, si edhe themelimi i fondit të sigurimeve shëndetësore dhe pavarësimi i plotë i institucioneve shëndetësore publike, domosdo nënkupton riorganizimin e Ministrisë së shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe zhveshjen e saj nga kompetencat në këto fusha.

Për AAK ndërrim dhe përparim në shëndetësi i mundshëm është vetëm me ndërtimin e sistemit të ri shëndetësor të Kosovës në qendrën e të cilit do të jetë qytetari i Kosovës dhe e drejta e tij për mbrojtje shëndetësore cilësore. Për ta arritur këtë AAK ka ndërtuar “Strategjinë për mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve të Kosovës”.

Aleanca ofron ndërrim të sistemit shëndetësorë brenda një viti, duke garantuar:

  • Ligjin për funksionimin e Fondeve të sigurimit shëndetësorë, si dhe formimin e Fondit nacional të sigurimeve shëndetësore. Kjo do të thotë Fondi do të formohet për 12 muaj! Ligji do të garanton mundësin e formimit të fondeve publike e private tjera (pa monopol), konkurrencë tregu. Ligji e mbron qytetarin me garantimin e shërbimeve shëndetësore bazike dhe këtë nivel të sigurimeve shëndetësore i garantohet çdo qytetari të Kosovës.
  • Asistimin e Ministrisë dhe Qeverisë në formimin e Odës së mjekëve dhe delegimin e kompetencave. Kjo do të thotë se Oda e mjekëve formohet për 6 muaj dhe merr kompetencat për 12 muaj. Oda e mjekëve do të ketë kompetencat e qarta: licencimin e punëtorëve shëndetësorë, licencimin dhe akreditimin e institucioneve shëndetësore si dhe edukimin e punëtorëve shëndetësorë.
  • Decentralizimin e institucioneve shëndetësore. Kjo do të thotë se nga formimi i qeverisë ato realizohen menjëherë, institucionet do të janë të pavarura nga aspekti organizativ dhe financiar – Fondi dhe Oda vetëm e fuqizojnë këtë.
  • Privatizimin e institucioneve shëndetësore.  Privatizimi i mjekësisë primare, përkatësisht shërbimeve, pjesës më të madhe të asaj sekondare, si dhe i pjesëve të ndryshme të asaj terciare – proces që do të realizohet brenda kohës sa më të shkurtë.

Implementimin e sistemit unik informativ të kompjuterizuar në shëndetësi. Kusht ky i domosdoshëm për të funksionuar Fondi, Oda e mjekëve dhe institucionet shëndetësore.

Prano njoftimet

Na ndiqni në:

Tomtop| Online shop| Online Einkaufen

Addmotor Electric Bike| Electric bike shop / electric bicycle shop Electric bike review| Electric trike| Fat tire electric bike| Best electric bike| Electric bicycle/E bike| Electric bikes for sale| Folding electric bike| Electric mountain bike| Electric tricycle Mid drive electric bike| Juiced Bikes Pedego Rad-Power

地產代理/物業投資| 租辦公室/租寫字樓| 地產新聞| 甲級寫字樓/頂手| Grade A Office| Commercial Building / Office building| Hong Kong Office Rental| Rent Office| Office for lease / office leasing| Office for sale| Office relocation

DecorCollection歐洲傢俬| 傢俬/家俬/家私| 意大利傢俬/實木傢俬| 梳化| 意大利梳化/歐洲梳化| 餐桌/餐枱/餐檯| 餐椅| 電視櫃| 衣櫃| 床架| 茶几

Wycombe Abbey| 香港威雅學校| private school hong kong| 香港威雅國際學校| Wycombe Abbey School 國際小學| 英國學校| International schools hong kong| 香港國際學校|

邮件营销| 電郵推廣| edm营销| 邮件群发软件| 营销软件| Email Marketing| 搜尋引擎優化 SEO

QR code scanner| inventory management system| labelling| Kiosk| warehouse management|

拍片王 - 影片製作/video editing