Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Arsimi

Për AAK-në shoqëria moderne e bazuar në vlera të cilat promovojnë tolerancë, barazi dhe dije, zhvillim ekonomik dhe demokraci kërkon sistemin edukativ që siguron cilësi dhe përfshirje.

Arsimi cilësor do të thotë punësim, mirëqenie, shëndet më të mirë, jetë dinjitoze, vendimet e bazuara në informatë, stabilitet politik. Përfshirja në arsim do të thotë më pak varfëri, më pak krim, më pak manipulim, më pak varësi.

Sot është koha për ndryshim sepse vetëm reforma e thellë do të shndërrojë shkollën tonë në burim të vërtet të dijes, profesionalizmit, kulturës qytetare demokratike dhe identitetit kombëtar.

Sot, përqindja e fëmijëve që e braktisin shkollën është më e lartë në rajon. Shkollat veçanërisht ato në vise urbane vazhdojnë të punojnë në tri dhe katër ndërrime dhe kanë nga 40 nxënës në klasa.

Kushtet fizike dhe infrastruktura shkollore është jo adekuate, mungon hapësira mësimore dhe për rekreacion, materiale didaktike dhe pajisjet. Derisa në vitin 2006 buxheti për arsim ka qenë 4,4% të GDP-së në vitin 2009 ka rënë në 3.7% të GDP-së.

Për reformimin e sistemit arsimor dhe modernizimin e shkollës sonë në të gjitha nivelet, në projektin tonë të ndryshimit ne do të:

  • Rrisim buxhetin e arsimit sipas standardeve të EU: 4-5% të GDP-së për arsimin publik;
  • Inkurajojmë dhe bëjmë lehtësira për arsimin privat në të gjitha nivelet;
  • Sigurojmë punën e shkollave në dy ndërrime dhe maksimum 25-30 nxënës në klasë;
  • Shtrijmë arsimimin parashkollor në 80% ë fëmijëve të grup moshave përkatëse;
  • Zbatojmë arsimin e detyruar nga 100% e fëmijëve të grupeve përkatëse dhe
  • Ndalim braktisjen e shkollës;
  • Sigurojmë kompjuterë për shkolla sipas standardeve të EU, proporcionin nxënës-kompjuter 20 :1, për dallim nga gjendja ekzistuese në Kosovë ku raporti është 270:1
  • Rrisim  numrin e nxënësve në shkollat e mesme sipas objektivit e BE-së, që kërkon 88% e 22-vjeçarëve me arsimin e mesëm të kryer;
  • Modernizojmë  mësim-dhënien, tekste, dhe pajisim shkolla me të gjitha mjetet
  • Rrisim 50% e rrogave të mësuesve që dy vitet e para dhe dyfishim i tyre vitin e katër të mandatit;
  • Reformojmë shkencën dhe arsimin e lartë, sipas Strategjisë Kombëtare për shkencë dhe Hulumtim të miratuar nga Parlamenti;
  • Garantojmë autonominë akademike dhe financiare të universiteteve publike;
  • Hapim degë të reja Sigurojmë konkurrencë lojale dhe mundësitë e barabarta për universitete publike dhe ato private dhe njohjen reciproke të diplomave në universitete, sipas kërkesave të tregut;
  • Hapim shkolla profesionale;
  • Hartojmëprograme të veçanta për shkencëtarë të rinj dhe talente;
  • Kthimi në Kosovë i trurit-dijes, të cilët kanë kryer studime të nivelit post diplomik;

Transporti falas për fëmijët që banojnë larg objekteve shkollore sidomos në zonat.

Prano njoftimet

Na ndiqni në: